Ukrainasit çmontojnë një statujë përkujtimore të luftës së epokës sovjetike

schedule15:19 - 13 Maj, 2022

schedule 15:19 - 13 Maj, 2022

Disa punonjës në Chervonohrad, rajoni i Lviv-it në Ukrainë kanë nisur çmontimin e statujës së një ushtari sovjetik. Statuja ishte e vendosur në kompleksin Flaka e Përjetshme, që u krijua nga autoritetet sovjetike.

Sipas raporteve, këshilli i qytetit vendosi të çmontojë memorialin në fillim të këtij muaji. Ndërsa ky është një nga tre monumentet që do të hiqen.

Procesi i “de-komunizimit” në Ukrainë u legalizua me një sërë ligjesh në vitin 2015. Por lëvizjet janë përshpejtuar kohët e fundit.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me statujën pasi të hiqet. /abcnews.al/