“Njerëzit s’po vdesin nga lufta,” Zelenskyy: Civilët në Mariupol po torturohen për vdekje

schedule15:23 - 6 Maj, 2022

schedule 15:23 - 6 Maj, 2022

Duke iu drejtuar Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u shpreh se qyteti-port i shkatërruar i Mariupolit është “një shembull i torturës dhe urisë që përdoret si armë lufte”.

Lideri i Ukrainës tha po ashtu se asnjë organizatë ndërkombëtare nuk mund të hyjë në qytet.

“Këto akte çnjerëzore dhe mizori janë mënyra se si ushtria ruse i trajton njerëzit. Vdekja nuk shkaktohet nga lufta. Kjo nuk është një ngjarje ushtarake. Kjo është torturë deri në vdekje. Ky është terrorizëm dhe urrejtje. Mariupoli është shkatërruar,” thotë ai.

Po ashtu, Zelenskyy tha se Ukraina ka nevojë për armë dhe pajisje për të thyer bllokadën në fabrikën e çelikut Azovstal. “Rusia do të vazhdojë të sulmojë Ukrainën derisa ne t’i ndalojmë.”

Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se Moska beson se mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar për shkak se është fuqi bërthamore.

“Ata, [rusët] nuk besojnë se mund të mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës që kanë kryer për shkak se kanë fuqinë e një shteti nuklear.” /abcnews.al/