120 vjetori i klubit, Milani ka një surprizë për tifozët

schedule16:27 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 16:27 - 2 Dhjetor, 2019

Skuadra e Milanit feston këtë vit 120 vjetorin e klubit, me kuqezinjtë që u krijuan në vitin 1899. Për këtë vit jubilar, PUMA ka krijuar një fanellë të re për kuqezinjtë, që kanë dalë në shitje sot.

Ngjyrat mbeten kuq e zi, me viza të holla e të gjata vertikale. Detajet më interesante ndodhen në emblemën e klubit, aty ku shkruhen me gërma të arta vitet 1899-2019 dhe më poshtë, numri 120, që përfaqëson jetëgjasinë e klubit të madh italian.

Ylli i skuadrës, Suso, ishte ai që u fotografua me këto fanella të reja, të cilat tifozët e Milanit do të kenë mundësinë t’i blejnë gjatë gjithë muajit dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!