12-vjeçarja dëbohet nga shkolla për arsyen e pazakontë

schedule22:04 - 13 Janar, 2021

schedule 22:04 - 13 Janar, 2021

Një çift mysliman është kërcënuar me veprime gjyqësore nga një shkollë në Londër. Arsyeja? Vajza e tyre 12-vjeçare nuk lejohet të hyjë në shkollë për shkak të fundit të saj që mbërrin deri tek kyçet e këmbëve.  Sipas rregullores së re të shkollës Uxbridge në Londrën Perëndimore, nxënëset duhet të veshin pantallona të zeza ose funde me pala, por familja myslimane thotë se është mbi gju.

Babai i saj tha se 12-vjeçarja refuzoi për shkak të besimit fetar dhe se ka shkuar çdo ditë në shkollë por nuk është pranuar. Shkolla e ka kërcënuar atë dhe bashkëshorten Salma, me masa ligjore për mungesat e paautorizuara.

Pantallona të gjera të nxënëses Siham Hamud është konsideruar 'shumë e gjatë'

“Vajzës time po i mohohet arsimi për shkak të besimeve të saj fetare. Gjithçka që Siham dëshiron të bëjë është të veshë një fund që është disa centimetra më i gjatë se shokët e saj të klasës, dhe nuk e di pse shkolla e ka problem këtë gjë. Ajo nuk do të ndryshojë besimet e saj për një orë. ”, u shpreh i ati. /abcnews.al/