12-vjeçari italian, fansi më i çmendur i Kristjan Asllanit: Do të jem gjithmonë një fansi i tij!

schedule09:12 - 25 Qershor, 2024

schedule 09:12 - 25 Qershor, 2024

Veronica Caponero dhe Riccardo Finesoo, nënë e bir nga Italia, ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Riccardo është fansi më i çmendur i futbollistit të Kombëtares shqiptare Kristjan Asllanit dhe takimi mes tyre në Itali është bërë viral në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës, 12-vjeçari rrëfeu emocionet e përjetuara nga takimi me Asllanin si dhe dashurinë për

Pjesë nga intervista në studio:

Riccardo: Takimin e organizoi mamaja dhe Kristjan, unë nuk dija asgjë.

Veronica: U bë diçka virale kjo video. Një ditë më kontaktoi Kristjan dhe më tha që donte ti dhuronte bluzën Riccardios dhe fillua të shkëmbenin mesazhe mes tyre., më pas caktuam një takim pa e ditur Ruicardo. Djali nuk e priste dhe aty takoi Kristjan. Kristjan është një djalë i mrekullueshëm, shumë i edukuar. I uroj më të mirën.

Ricardo: Unë do të jem gjithmonë një fansi i tij edhe nëse nuk luan me Interin. Ishte babai që gjithmonë më fliste për Asllanin dhe më tregonte ndeshjet e tij tek Empoli. Unë krahas shallit të Interit kam blerë dhe shallin e Shqipërisë, i ruaj së bashku. Jemi zi kaltër të gjithë si familje. Çdo rast tek ne festohet me detaje dhe ngjyrat e Interit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!