Ish-kampioni i UFC-së, irlandezi Conor McGregor, ka njoftuar se ai është fejuar me partneren e tij, Dee Devlin.
Irlandezi i ka propozuar gjatë festimeve për 32-vjetorin e saj në Francë. Madje Conor postoi dhe një foto në “Instagram”, ku shkruajti “Çfarë ditëlindje, gruaja ime e ardhshme”
Çifti ka që në vitin 2008 që janë bashkë dhe kanë dy fëmijë së bashku. Tashmë ata duken shumë pranë martesës, që me shumë mundësi do të bëhet në vitin e ardhshëm. /abcnews.al