Të paktën 12 persona kanë humbur jetën për shkak të uraganit Rai që goditi Filipinet. Shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, dhe disa të tjerë janë përmbytur. Më shumë se 300,000 njerëz janë evakuuar për shkak të uraganit dhe rreth 18,000 ndodhen në strehimore të përkohshme, sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Filipineve.
PLEASE HELP, Philippines. Loboc, Bohol UNDER WATER. People are on the Rooftops. #odette #typhoon #Rai #Flood #storm pic.twitter.com/pu00BDAuTn
— marnellee (@ajeromarnel) December 16, 2021
Agjencia e Sigurisë Kombëtare konfirmoi sot se një burrë humbi jetën në provincën Bukidnon. Në të njëjtën kohë, policia e provincës West Negros njoftoi vdekjen e katër personave, mes tyre një i moshuar.
Uragani Rai po i afrohet ishullit Palawan, një destinacion popullor turistik. Natën pritet të largohet nga Filipinet dhe të kalojë nga Deti i Kinës Jugore në drejtim të Vietnamit. Rai u përshkrua si një “super uragan” – ekuivalenti i një stuhie të kategorisë 5 në SHBA, me shpejtësi 195 kilometra në orë, raporton abcnews.al


Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, ndër vendet që konsiderohen më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, goditen çdo vit nga rreth njëzet ciklone tropikale dhe uragane. Uragani më vdekjeprurës që goditi Filipinet ishte “super uragani” Haiyan në vitin 2013, i cili shkaktoi 7300 viktima.
/abcnews.al

