12 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar me Covid në Maqedoni

schedule16:39 - 20 Janar, 2022

schedule 16:39 - 20 Janar, 2022

Në Maqedoninë e Veriut  këtë të enjte janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 172 raste të reja nga 4 021 testime.

Në raportin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjithashtu kanë humbur jetën 12 persona. Viktimat janë  6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 69, 70, 78, 83 dhe 84), 3 nga Manastiri (32, 72 dhe 79) dhe nga një i vdekur nga Velesi (30), Ohri (63) dhe Prilepi (62).

Ndërkaq betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar edhe 553 pacientë/

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 250.876, mes të cilëve 223.606 kanë fituar betejën me sëmundjen ndërsa 8 166 kanë humbur jetën. /abcnews.al