12 shenja që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë

schedule14:41 - 31 Mars, 2021

schedule 14:41 - 31 Mars, 2021

Uji është burimi i jetës dhe trupi i njeriut ka nevojë për rimbushje ditore me ujë pasi e humb vazhdimisht atë. Ritmi i jetës na bën që shpesh të mos konsumojmë sasinë e nevojshme, dhe kjo është kritike. Nëse mendoni se nuk po pini mjaftueshëm ujë, lexoni më poshtë shenjat që e tregojnë mungesën e tij në trup.

1. Gojë e thatë

Shenja e besueshme e mungesës së ujit në trup është tharja e gojës. Zakonisht ndjesia shfaqet para etjes.

2. Lëkura e thatë

Lëkura është organi ynë më i madh dhe luan një sërë funksionesh. Funksioni mbrojtës është më i rëndësishmi ndër ta. Lëkura e thatë është një nga shenjat serioze të dehidrimit.

3. Etje

Kjo është ndjeja kur ju doni patjetër të pini një lëng, qoftë i ngrohtë apo i ftohtë, ujë apo pije e gazuar. Etja e fortë kronike tregon se ju pini më pak ujë sesa i nevojitet trupit, informon abcnews.al.

4. Sy të thatë

Me siguri keni ndjerë thatësi në sytë tuaj, një ndjenjë se diçka është futur në sy. Në fakt kjo tregon se keni një mungesë të theksuar të ujit në trup.

5. Dhimbje kyçesh

Gjunjët dhe shtylla kurrizore vuajnë nga dehidrimi, pasi edhe me një mënyrë jetese të qetë ata kanë ngarkesën më të madhe konstante.

6. Ulja e masës muskulore

Muskujt, si i gjithë trupi i njeriut, janë kryesisht me ujë, kështu që zvogëlimi i sasisë së ujit në trup ndikon drejtpërdrejt në masën muskulore, informon abcnews.al.

7. Sëmundjet

Uji nuk sjell vetëm mikroelemente në trup, por gjithashtu largon toksinat prej tij.

8. Lodhje

Lodhja kronike dhe letargjia gjithashtu tregojnë se trupi nuk po pini ujë mjaftueshëm. Një nivel i ulët i energjisë shkaktohet nga dehidrimi në shumicën e rasteve.

9. Uria

Dehidrimi ngatërrohet lehtësisht me një ndjenjë urie të butë, informon abcnews.al.

10. Problemet me tretjen

Kjo është një mënyrë tjetër e thjeshtë për të kuptuar se keni mungesë të ujit në trup

11. Plakja e parakohshme

Nëse trupi fillon të tregojë shenja të plakjes së parakohshme, kjo është shenja e parë e dehidrimit.

12. Lexuat këtë artikull

Ju jeni të vetëdijshëm sa ujë pini në ditë dhe një nga arsyet pse e hapët këtë artikull ishte sepse dyshoni se pini pak. Tani, gjithçka duhet të bëni është të pini një gotë ujë menjëherë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!