18 milionë euro konsiderohet dëmi i shkaktuar nga 20 kompani të cilat nëpërmjet faturave fiktive dyshohet se kanë përfituar kthimin e TVSH-se. Nën hetim për evasion fiskal janë vënë rreth 30 administratorë dhe aksionet të këtyre kompanive. Pas hetimeve disa javore 12 persona janë vënë në pranga, ndërsa shumë të tjerë janë shpallur në kërkim policor. Skema e përfitimit të paligjshëm është e njëjta me atë të përdorur edhe herë të tjera më herët.
Këta biznese sipas dokumenteve të dorëzuara në organet tatimore blerjet e dyshuara si fiktive i bënin në subjete tregtare të artikujve ushqimor, ndërsa shitjet e tyre ishin të destinuara sipas dokumenteve në fushën e ndërtimit. Nga ana tjetër rezulton se këto subjekte nuk kanë kapacitete punonjësish për të ushtruar aktivitet të zgjeruar, siç deklaronin ata. Nga ana tjetër, grupi hetimor dyshon se pas këtyre skemave gjenden 2-3 studio kontabiliteti. Prokuroria njofton se aktualisht janë ndaluar 12 persona. Menjëherë pas aksionit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,p ër mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama në Twitter./abcnews.al