SPAK tërheq dosjet e të gjithë gjyqtarëve Kushtetues e të Lartë të shkarkuar nga Vettingu.
Burime nga SPAK deklarojnë për abcnews.al se do të verifikohen nëse ka elementë të veprës penale si pastrim parash, korrupsion e fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë pasur.
Verifikimi ka nisur pas kallëzimit që ka bërë avokati Fran Dashi i cili është thirrur në SPAK për të dhënë deklarime. Prokurori që ka nisur verifikimin e tyre është Edvin Kondili.
Lista e gjyqtarëve të shkarkuar
Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkua
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Xhezair Zaganjori, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Bashkim Dedja drejtuesi i gjykatës kushtetuese i shkarkuar