117 gola në 70 ndeshje, Dortmund fut në listën e Champions adoleshentin

schedule15:39 - 13 Tetor, 2020

schedule 15:39 - 13 Tetor, 2020

Borussia Dortmund pritet të përfshijë në listën e lojtarëve në Champions League një 15-vjeçar. Bëhet fjalë për sulmuesin e ekipit U-19, Youssoufa Moukoko. Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, në një prononcim për “BILD”.

“Po është e vërtetë. Do ta regjistrojmë Moukokon në listën e Championsit, por në listën B”, deklaron Zorc. Verdhezinjtë nuk mund ta regjistrojnë atë në listën A sepse rregullorja e UEFA-s nuk e lejon diçka të tillë.

Kamerunasi e ka ditëlindjen në 20 nëntor dhe kjo është arsyeja se pse ai do të jetë fillimisht në listën B.Edhe pse është akoma shumë i vogël, Moukoko, është aktivizuar me ekipet U-17 dhe U-19 të Dortmundit, ku ka shënuar deri më tani 117 gola në vetëm 70 ndeshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!