115 milion vjet më parë..: Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh

schedule13:08 - 12 Gusht, 2020

schedule 13:08 - 12 Gusht, 2020

Palaeontologjistët në Universitetin e Southhampton besohet të kenë zbuluar eshtrat që i takojnë një specie të re dinosaurësh.

Sipas BBC, ai ka jetuar në periudhën e Kretas, 115 milion vjet më parë. Dinosauri është quajtur Vectaerovenator inopinatus dhe i takon grupit të dinosaurëve që përfshijnë Tyrannosaurus rex.

Emri i referohet hapësirave të mëdha ajrore që gjenden në disa prej kockave, nga qafa, shpina dhe bishti i krijesës, e cila është një nga tiparet që ndihmoi shkencëtarët të identifikojnë origjinën e saj teropod.

Fosilet e këtij dinosauri u gjetën në tre vende të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe do të ekspozohen në Dinosaur Isle Museum.

“Kënaqësia e të zbuluarit të eshtrave ishte fantastike,” tha Robin Ëard, një gjuetar fosilësh nga Stratford, i cili kishte vizituar ishullin bashkë me familjen kur e bënë zbulimin.

Ndërsa James Lockyer, nga Spalding, Lincolnshire, ishte gjithashtu duke vizituar ishullin kur gjeti një tjetër prej eshtrave.

“Dukej ndryshe nga vertebrat detare të zvarranikëve që kam hasur në të kaluarën. Unë po kërkoja një vend në Shanklin dhe më kishin thënë dhe lexuar se nuk do të gjeja shumë atje”, tha ai.

Ka të ngjarë që Vectaerovenator jetonte në një zonë  në veri ku gjendeshin eshtrat e tij, me trupat e pajetë që ishin larë në detin e cekët aty pranë.

Gjetjet e universitetit do të publikohen në revistën Papers in Palaeontology dhe bashkëautorë do të jenë ata që zbuluan fosilet./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!