111 vite nga përmbytja e Titanikut, tragjedia më e madhe detare

schedule12:49 - 15 Prill, 2023

schedule 12:49 - 15 Prill, 2023

Rreth 111 vite më parë, Titaniku u fundos në thellësitë e Oqeanit Atlantik. Tragjedia ndodhi gjatë udhëtimit të parë të linjës luksoze britanike të pasagjerëve. Katër ditë në udhëtimin e anijes nga Southampton, Angli, në qytetin e Nju Jorkut, Titaniku u përplas me një ajsberg në brigjet e Newfoundland natën e 14 prillit 1912.

Edhe pse ka kaluar mbi 1 sheklull ende nuk janë sqaruar plotësisht detajet që çuan në këtë tragjedi detare,  një nga fatkeqësitë më të mëdha  detare në histori.

Me kapacitetin për të mbajtur mbi 2000 njerëz, Titaniku  me gjatësi 269 metra  nuk ishte asgjë më pak se një mrekulli në ditët e tij. Titaniku ishte anija më e madhe dhe më luksoze e pasagjerëve të kohës së saj, e ndërtuar për të qenë një testament i inxhinierisë njerëzore dhe përparimit teknologjik.

Megjithatë, tragjedia ndodhi kur anija gjigante u përplas me një ajsberg me 15 prill të vitit 1912, gjatë udhëtimit të saj të parë. Anija u mbyt rreth 740 kilometra nga toka më e afërt. Ndihma e parë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes. 1500 persona nga 2200 që ishin në bord, humbën jetën.

Në Titanik ishin 20 varka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord, por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.

Pavarësisht nga kjo, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre kishte ende vende të lira.

Por çfarë ndodhi me kufomat?

Për shkak të mungesës së kapacitetit,  u mor vendimi që ekuipazhi do të hidhte në oqeanë kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.

Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.

/abcnews.al

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!