11 vite dhe dy fëmijë bashkë, ndahen Casillas dhe Sara Carbonero

schedule10:15 - 10 Mars, 2021

schedule 10:15 - 10 Mars, 2021

Iker Casillas dhe gazetarja sportive Sara Carbonero janë një nga çiftet më të përfolur në Spanjë gjatë javëve të fundit. Ata kanë 11 vite së bashku dhe kanë 2 fëmijë me njëri-tjetrin, teksa janë martuar që nga viti 2016.

Prej muajsh raportohet për një krisje të marrëdhënies së tyre, por duket se në ditët e fundit ka pasur zhvillime më konkrete. Revista “Lecturas” raporton se çifti janë ndarë, pas mosmarrëveshjeve gjatë muajve të fundit, ku shkaku flitet të jetë mungesa e impenjimit të Casillas.

Këtë vendim Casillas flitet ta ketë marrë para se Sara të operohej për kancer, por pas kësaj ai u detyrua t’i qëndrojë afër. Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore të Sarës, mësohet se ish-portieri dhe gazetarja janë ndarë përfundimisht. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!