Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 11 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 33 raste të reja.
Ministria bën me dije se janë kryer 3 777 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 13 raste në Shkup, 4 në Kumanovë, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Prilep dhe Radovish nga 2, Manastir, Shtip dhe Dibër nga 1.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 92 pacientë .
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.246, numri i pacientëve të shëruar është 147.473, numri i vdekjeve është 5.398./abcnews.al