11 tipat e njerëzve që nuk të bëjnë kurrë të lumtur në një lidhje

schedule12:07 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:07 - 10 Korrik, 2020

Njohja e një personi është gjithmonë e vështirë kur dëshiron të krijosh një lidhje dashurie me të.

Ka disa njerëz që dashurohen menjëherë dhe mund të krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme, por ka edhe nga ata e kanë shumë të vështirë jetesën me të.

Më poshtë po ju tregojmë llojet e njerëzve që nuk do t’ju bëjnë kurrë të lumtur.

Kritikët kronikë

Njerëzve kritikë nuk u pëlqen absolutisht asgjë tek ju, duke filluar nga sjelljet tuaja e duke përfunduar me ato që ju vishni. Ata gjithmonë përpiqen të vënë në dukje gabimet tuaja dhe kjo nuk është e mirë për asnjërin prej jush.

Gënjeshtarët

Gënjeshtarët janë personat që duhen mbajtur gjithmonë larg vetes, pasi tek ata nuk mund të krijosh besim. Ata fillojnë të mashtrojnë që nga takimi i parë dhe pothuajse kurrë nuk ndalen.

Mbretërit dhe mbretëreshat e dramës

Ata janë të sigurt se e gjithë bota është kundër tyre: kolegët e tyre, të dashurit e tyre dhe familja. Ju thjesht duhet të vendosni nëse me të vërtetë dëshironi ttë ngushëlloni një person të tillë gjatë gjithë jetës tuaj.

Njerëz me shumë xhelozi

Askush nuk dëshiron të ketë në krah një person që nuk të lë të jesh i pavarur. Prandaj jeta me një person xheloz është shumë me komplekse. E keni vetë në dorë të vendosni se çfarë do të bëni me vendodhjen tuaj.

Të varurit nga puna

Njerëzit që e vlerësojnë punën e tyre më shumë sesa ju kurrë nuk janë partnerë të besueshëm.  Një person do duhet të dijë të diferencojë kohën në mënyrën e duhur për gjithçka në jetë.

Njerëzit “vaj dhe uthull”

Njerëz të ndryshëm tërheqin njëri-tjetrin dhe është interesante për ta të jenë bashkë. Por kur me dikë nuk ke asgjë të përbashkët, do të kalosh edhe kohë duke u grindur gjithmonë.

Njerëzit mercenarë

Njerëzit mercenarë së pari e vlerësojnë veten që të fitojnë besimin tuaj, dhe më pas ata fillojnë ta përdorin atë. Me kalimin e kohës, ata fillojnë të ndiejnë një paqëndrueshmëri financiare dhe si rregull, partnerët e tyre duhet t’i ndihmojnë ata sa më shpejt të jetë e mundur, të shpenzojnë të gjitha paratë e tyre dhe të zgjidhin të gjitha problemet.

“Fëmijërriturit”

Hezituesit kurrë nuk marrin asnjë vendim, dhe ata kanë zakon të vendosin përgjegjësinë mbi shpatullat e partnerit të tyre. Ata kanë nevojë për një “baba” ose një “nënë” për të hedhur çdo hap.

Njerëzit egoistë

Njerëzit egoist nuk e duan thjesht veten e tyre, por ata harrojnë të tjerët dhe mendojnë se është në rregull. Partnerë të tillë që harrojnë t’ju pyesin për ditën nuk ju duhen.

“Pushtuesit”

Këta njerëz nuk e dinë se çfarë do të thotë “hapësirë private”. Ata duan të jenë afër gjithë kohës dhe të kontrollojnë çdo telefonatë ose faqe interneti që vizitoni. Njerëz të tillë gjithmonë kanë një arsye për të debatuar.

 

Të varurit

Kjo pikë ka të bëjë me personat e varur nga droga, abuzuesit e alkoolit, etj. Këta njerëz nuk i refuzojnë varësitë e tyre as për hir të të dashurve të tyre dhe kjo nuk është shenjë e mirë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!