11 të huajt më të mirë, katër shqiptarë mes yjeve në Kroaci

schedule13:41 - 26 Korrik, 2020

schedule 13:41 - 26 Korrik, 2020

Lokomotiva e Zagrebit për herë të parë do të luajë në kualifikueset e Champions League, pasi e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Pjesë e këtij suksesi janë edhe pesë futbollistë shqiptare, si dhe Besnik Prenga, i cili edhe ka qenë personi që ka bindur kroatët të besonin tek ata.

“Germanija.hr” ka përzgjedhur një formacion me të huajt më të mirë të kampionatit kroat këtë sezon dhe spikasin katër futbollistë shqiptarë. Njëri është rekordmeni Ardian Ismajli, lojtari i përzgjedhur më shuam se kushdo tjetër në më të mirët e javës.

Mbrojtësi i Hajduk Split ka bërë një kampionat shumë të mirë, sikurse edhe Jon Mersinaj. Sezoni i shkuar në Superiore me Laçin i ka vlejtur shumë dhe me Lokomotivën e Zagrebit luajti 24 ndeshje sivjet, duke dhënë një kontribut të vyer në suksesin e arritur.

Sigurisht nuk mund të mungojë Myrto Uzuni, sulmuesi beratas i shitur te Ferencvaros për shumën e 1.8 milion eurove. Katërshja e shqiptarëve plotësohet nga Lirim Kastrati, këmbëshpejti që ka shënuar 11 gola e ka dhënë 7 asiste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!