11 objektet që trashëguam nga egjiptianët e lashtë

schedule09:58 - 7 Tetor, 2022

schedule 09:58 - 7 Tetor, 2022

History of Yesterday

Egjiptianët e lashtë patën një ndikim të madh në shumë qytetërime dhe kultura që i ndihmuan ata të evoluojnë. Shumë gjëra që shpikën paraardhësit tanë egjiptianë përdoren ende nga njerëzit sot në jetën e përditshme.

Shumë kanë argumentuar gjithashtu se këto shpikje kanë formësuar botën tonë dhe teknologjinë që përdorim sot. Edhe sado të thjeshta mund të duken ato, pa përdorimin e tyre ne potencialisht nuk do të kishim arritur kurrë këtë ditë dhe epokë.

  1. Boja

Boja e zezë është një nga substancat bazë që njerëzit përdorin çdo ditë, por pak njerëz e dinë se nga vjen. Egjiptianët zbuluan bojën e prodhuar nga një oktapod në vitin 2500 para Krishtit, të cilën e përdorën jo vetëm për të bërë vepra arti, por edhe për të shkruar hieroglife.

Boja e tyre ishte aq e mirë sa mijëra vite më vonë fryti i punës së tyre shihet  sot.

  1. Make up

 

Ndërsa make up sot përdoret vetëm nga gratë, në Egjiptin e lashtë, si gratë ashtu edhe burrat ishin jashtëzakonisht të shqetësuar për pamjen dhe higjenën e tyre. Njerëzit përdornin grim për të gjitha llojet e arsyeve, nga të qenit pjesë e ceremonive fetare deri te arsyet mjekësore, raporton abcnews.al.

Egjiptianët shpikën produkte bukurie si lapsat duke përzier blozën me minerale dhe një lloj pomadë. Grimi ishte gjithashtu një tregues i klasës sociale: sa më shumë ngjyra të përdorje në lëkurë dhe në trup, aq më i pasur dukeshe, si të veshësh firma të shtrenjta sot.

  1. Mobilje

Brenda një shtëpie mund të shihnit disa mobilje që njerëzimi i ka trashëguar nga egjiptianët.

Në varret egjiptiane u zbuluan objekte të tilla si tavolina, krevati ose karrige. Për njerëzit e zakonshëm, një shtëpi e zakonshme kishte vetëm disa shporta ose arka, sepse ata nuk kishin shumë sende personale për të mbajtur dhe tavolinat përdoreshin vetëm në varre.

  1. Shkrimi

Egjiptianët ishin të parët që mbajtën shënim ngjarjet e ndryshme të jetës.

Forma e tyre e parë e shkrimit, përdorimi i hieroglifeve, karakterizohet nga përdorimi i disa vizatimeve dhe simboleve.

Ata përdorën komunikimin përmes shkrimit për të ruajtur kontaktet me njerëz që ndodheshin larg, për të mbajtur lloje të ndryshme të dhënash dhe për të kontrolluar se çfarë po ndodhte në perandori.

  1. Letra

Por sigurisht duhet diçka për të shkruar. Egjiptianët krijuan letrën për të shkruar rreth jetës së tyre, tekste fetare dhe gjithashtu për dokumente të rëndësishme. Ata prodhonin letër në sasi industriale dhe ia shisnin qytetërimeve të tjera si Greqia.

Ata prodhuan letratnga një lloj kallami i fortë që rritej në brigjet e Nilit. Gjithashtu, mënyra e prodhimit të letrës mbahej sekret.

  1. Ora

Këto pajisje kohore i lejuan egjiptianët të kishin më shumë njohuri rreth mjedisit të tyre. Si fillim, ora diellore u tregonte se sa ishte ora në varësi të pozicionit të diellit.

Falë tyre dhe orës diellore u përcaktua se cila ishte dita më e gjatë, përkatësisht më e shkurtër e vitit.

  1. Paruket

Njerëzit filluan të zinin morra për shkak të verës së nxehtë dhe mungesës së higjienës.

Për të mbajtur larg parazitët, shumica e egjiptianëve vendosën të mbanin paruke. Të vetmit që nuk mbanin paruke ishin priftërinjtë dhe punëtorët sepse nuk kishin mundësi t’i blinin.

  1. Produkte të higjienës dentare

 

Një fushë tjetër ku egjiptianët kanë bërë përmirësime është ajo e higjienës orale dhe dentare. Duke qenë se në atë kohë nuk kishte dentistë, ata gjetën zgjidhje me për disa probleme, si era e keqe e gojës.

Kështu që egjiptianët shpikën pastën e dhëmbëve dhe karamele me mente. Këto produkte bëheshin nga disa barishte dhe vajra esencialë si temjan, kanellë dhe mjaltë.

Sot është pjesë e përditshmërisë sonë dhe pjesë e rëndësishme e higjienës dentare, raporton abcnews.al.

  1. Paterica

Besojeni ose jo, patericat në fakt u prodhuan në Egjiptin e lashtë, në vitin 1500 para Krishtit dhe madje ka hieroglife që janë zbuluar që tregojnë përdorimin e patericave.

Njerëzit thonë se patericat janë shpikur nga Thomas Fetterman në vitet 1950.

  1. Sistemi i ujitjes

Egjiptianët e lashtë kishin një sistem të ndërlikuar ujitjeje që i lejonte ata të ujitnin të korrat e tyre gjatë thatësirës.

Ata zhvilluan një sistem hidraulik, me ndihmën e të cilit mund të krijonin rezerva të konsiderueshme uji. Egjipti i lashtë ishte i famshëm në atë kohë për të korrat e tij për faktin e thjeshtë se ata kishin qasje shumë më të lehtë në ujë dhe mund të mbronin produktet e tyre bujqësore gjatë thatësirës, raporton abcnews.al.

  1. Xham

 

Prodhimi i qelqit filloi në Egjiptin e lashtë, jo në Lindjen e Afërt siç supozohej shpesh, sipas studiuesve. Si mjeshtër të vërtetë të qelqit, egjiptianët krijuan disa lloje xhamish me ngjyra, që në vitin 1500 para Krishtit.

Aftësia e tyre në artin e prodhimit të qelqit ishte jashtëzakonisht e vlefshme në shkëmbime të ndryshme. Përveç kësaj, ata prodhonin kavanoza dhe shishe, dhe shishet e tyre blu ishin të famshme për të ashtuquajturat fuqitë e tyre shëruese.

Xhami u bë një produkt me kërkesë të lartë nga qytetërimet e tjera në mbarë botën derisa ata mësuan se si ta bënin vetë. Pa shumë nga ato që ne do t’i quajmë sot “shpikje bazë”, jeta ndoshta do të ishte shumë ndryshe në kuptimin që ne, si qytetërim nuk do të kishim përparuar aq shumë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!