Shqipëria U21 do të luajë ndaj Çekisë dhe Anglisë më 25 dhe 29 mars, ndërkohë që FSHF ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Alban Bushi.
Në listën bien në sy 11 futbollistë që luajnë në Abissnet Superiore, ndërkohë që në sulm rikthehet Indrit Tuci, i cili ka nisur të luajë në Kroaci me Lokomotiva Zagreb.
Ka edhe risi, teksa ftohet edhe mesfushori Kleviz Bebeziqi, i Olimpija Ljubjana, dhe qendërmbrojtësi Lorik Konjuhi, pjesë e BK Olympic në Suedi. / abcnews.al