Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

11 muaj për të kapur çastin, fotografi rus fiton çmimin “Fotografia e Vitit” për 2020-ën

schedule11:13 - 15 Tetor, 2020

schedule 11:13 - 15 Tetor, 2020

Një foto e shkrepur nga rusi Sergey Gorshkov është vlerësuar me çmimin “Fotografia e Vitit” për 2020-ën.

Në të shfaqet një tigresh siberiane, specie e rrezikuar të zhduket, duke përqafuar një bredh Mançurian në Lindjen e Largët Ruse.

Fotografit Gorshkov iu deshën rreth 11 muaj për ta kapur këtë çast.

“Pamja e jashtëzakonshme e tigreshës, e zhytur në mjedisin e saj natyror, na ofron shpresë, pasi raportet e fundit sugjerojnë se numrat po rriten nga përpjekjet e përkushtuara për ruajtjen e habitatit dhe të species. Përmes fuqisë unike emocionuese të fotografisë, ne kujtojmë për bukuritë që ka bota natyrore dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për ta mbrojtur atë “.

Ndër fituesit e kategorive të tjera, është Liina Heikkinen e cila fitoi çmimin si fotografja më e mirë e re.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe fitues të tjerë në kategori të ndryshme për fotot më të bukura nga natyra. l.k/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!