Një 19 vjaçar britanik është zgjuar pas 11 muajsh në koma pas një aksidenti automobilistik. Joseph Flavill ja ka dalë që të fitojë pas 11 muajsh betejën me gjendjen në të cilën ndodhetl, por tashmë ai nuk ka asnjë njohuri për pandeminë globale të koronavirusit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mjekët që kanë ndjekur nga afër gjendjen e tij shëndetësore përgjatë këtyre muajve bëjnë me dije se ai e ka kaluar dy herë COVID-19.
I riu i njohur shkurtimisht si Joe, studionte në Akademinë de Ferrers në Bruton, kur u përfshi në aksidentin e frikshëm. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Leicester, ku kaloi gjashtë muaj në koma, para se të transferohej në Adderly Green, një qendër rehabilitimi neurologjik në Stoke-on-Trent.

Gjatë periudhës që 19-vjeçari ka qëndruar në spital, është infektuar dy herë me COVID-19, një kur ishte ende në koma dhe një tjetër kur sapo u shërua. Por fatmirësisht në të dyja rastet i riu ia ka hedhur paq dhe e ka kaluar sëmundjen me simptoma të lehta.
Ndër të tjera në media bëhet me dije se për shkak të situatës pandemike dhe masave kufizuese familja nuk ka mundur që ti qëndrojë pranë 19 vjeçarit dhe ato e kanë parë atë vetëm përmes platformave online.e.su./abcnews.al

