107 doza kokainë me vete dhe 5 targa automjetesh të…/ Arrestohet i riu në Tiranë

schedule13:28 - 4 Prill, 2025

schedule 13:28 - 4 Prill, 2025

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi posedonte 107 doza kokainë, të cilat ishin bërë gati për shitje. Gjithashtu iu gjetën dhe 5 targa automjetesh, 1 prej të cilave rezultonte e vjedhur në qytetin e Fierit.

“Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!