104-vjeçarja mposht Covid-19 për herë të dytë, mjekët e përcjellin me duartrokitje

schedule13:21 - 8 Prill, 2021

schedule 13:21 - 8 Prill, 2021

Një e moshuar 104-vjeçare është shëruar për të dytën herë nga koronavirusi. Si pasojë ajo është përcjellë me duartrokitje nga stafi i spitalit në Kolumbi.

Të gjithë mjekët u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja në qytetin e Tunjës kur Carmen Hernandez doli nga spitali e shtrirë në një shtrat, pas 21 ditësh qëndrimi.

Fillimisht, ajo ishte diagnostikuar me koronavirus në qershorin e vitit të kaluar dhe ishte trajtuar në San Jose ku ajo ka jetuar për 25 vjet.

E moshuara ishte në gjendje ta mposhte koronavirusin, pasi u vaksinua në shkurt të këtij viti,  ndërs u diagnostikua me Covid në mars për të dytën herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!