Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. Ylli i futbollit botëror, shënoi dy herë në fitoren 0-2 të Portugalisë ndaj Suedisë në ” Friends Arena” të Stokholmit.
Njëri finalizim më i mirë se tjetri dhe plot 101 gola në 165 ndeshje me kombëtaren luzitane. Shifra të jashtëzakonshme, teksa kanë vërshuar urimet për këtë arritje të yllit të Juventusit.
Eu pensava que iríamos comemorar 100 gols hoje. Mas foram 101! Parabéns @Cristiano, por cada passo adiante em sua jornada!
//
I thought we were going to celebrate 100 goals today. But it was actually 101! Congratulations @Cristiano, as you reach new heights in your journey. pic.twitter.com/8XWmxDX7yE
— Pelé (@Pele) September 8, 2020
Korit të elozheve i është bashkuar edhe Pele. Legjenda e Brazilit i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale 35-vjeçarit. “Mendoja se do të festonim shifrën e 100 golave me kombëtaren, por ndodhemi në kuotën e 101 golave!
Urime Cristiano për mënyrën se si arrin objektiva të reja në rrugëtimin tënd“, shkruan legjenda braziliane në Twitter. /abcnews.al