Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali arriti në 100,000, duke e bërë atë vendin e gjashtë me numrin më të lartë të viktimave, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane vendi regjistroi 318 viktima në 24 orë.
Rikujtojmë se në 10 Mars të vitit të kaluar, Italia ishte vendi i parë perëndimor që vendosi masa të forta bllokimi. Vendi regjistroi 13.092 raste të reja dhe 2,700 të tjerë u shtruan në kujdesin intensiv gjatë 24 orëve.
Pothuajse 5.5 milion doza të vaksinave janë administruar në vend, por Draghi tha se ai synon të përshpejtojë fushatën e vaksinimit./abcnews.al