10,000 mercenarë të Wagner pritet të mbërrijnë në Bjellorusi

schedule15:16 - 20 Korrik, 2023

schedule 15:16 - 20 Korrik, 2023

Kanali Razgruska Wagnera, i organizatës mercenare private ruse Wagner, ka publikuar një deklaratë të një anëtari të bordit të guvernatorëve me pseudonimin “Marx”, në të cilën ai thotë se deri në 10 mijë mercenarë planifikojnë të mbërrijnë në Bjellorusi.

“49 mijë mercenarë janë të burgosur në Ukrainë. Në periudhën e luftimeve të Bakhmut, 22.000 humbën jetën dhe 40.000 u plagosën. 25,000 janë gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, duke llogaritur të plagosurit dhe të shëruarit,”tha Marksi.

Marksi foli edhe për deklaratën e Dumës së Shtetit (dhoma e ulët e parlamentit rus) Vladimir Shamanov, i cili kishte thënë se 32,000-33,000 mercenarë të Ëagner nënshkruan një kontratë me ushtrinë ruse.

“Si janë formuar 33 mijë që janë futur në ushtri, për momentin nuk e di. Nëse të gjithë ata që u vranë dhe ata që morën leje nënshkruan kontrata, atëherë një gjë e tillë është e mundur. Nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje”, shtoi Marksi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!