“100 vjetori”, Meta nga Teatri Kombëtar: Tirana, modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë

schedule20:33 - 11 Shkurt, 2020

schedule 20:33 - 11 Shkurt, 2020

Në Tiranë u zhvilluan disa aktivitete për 100 vjetorin, ku Rama dhe Meta morën pjesë në aktivitete të ndryshme. Teksa Rama ishte në ceremoninë e zhvilluar nga Veliaj, Presidenti Meta ka qenë pjesë aktivitetit “Tirana- një shekull kryeqytet” të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar, nga shoqata “Tirana Intellectum”, në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane”.

Në ditëlindjen e 100 të kryeqytetit, Presidenti jep mesazh të qartë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar një pasuri kulturore të pazëvendësueshme.

Statusi i Metës:

Nga ambientet e Teatrit tonë Kombëtar, kësaj pasurie kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit tonë, pata sot kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve:

GËZUAR 100-VJETORIN E SHPALLJES SË TIRANËS, KRYEQYTET I SHQIPTARISË!

Në këtë përvjetor të shënuar, nga buqeta e spikatur e bijve dhe bijave të shquara të Tiranës, atdhetarëve dhe intelektualëve të saj të pashoq, vendosa të vlerësoj kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!