Një grua 100 vjeçare është shëruar nga koronavirusi i ri, në një spital të Moskës në Rusi. Spitali njoftoi se, Pelageya Poyarkova, e përfundoi trajtimin mjekësor dhe dalja e saj nga spitali përkoi me 100 vjetorin e lindjes së saj.
Televizioni rus tregoi pamje të gruas së moshuar, e cila kishte vendosur një maskë mbrojtëse dhe në dorë mbante një tufë me trëndafila të kuq, ndërsa dilte nga spitali me një karrocë.
Poyarkova ishte infektuar nga një pacient në një spital tjetër, ku ajo ishte duke marrë një trajtim rutinë. E lindur në Moskë, gruaja e moshuar tani jeton me vajzën dhe dhëndrin e saj. Burri i saj u vra në Luftën e Dytë Botërore, duke e lënë atë të kujdeset vetëm për fëmijën e saj, tha spitali.