100 ndërhyrje të patologjive malinje në 1 vit në spitalin Hygeia

schedule20:00 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 20:00 - 17 Dhjetor, 2021

Në spitalin Hygeia, në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme trajtohen të gjitha llojet e patologjive kirurgjikale, përfshirë edhe ato malinje, beninje apo obeziteti. Me në krye profesorin e asociuar, kirurgun Ruçan Bahadir, janë realizuar vetëm në një vit 100 ndërhyrje të suksesshme të patologjive malinje. Mjeku tregon se tek Hygeia ndërhyrjet janë realizuar me metodat më moderne.

Përveç rasteve beninje, në spitalin Hygeia përgjatë këtij viti, janë realizuar me sukses gati 100 raste të pacientëve me patologji malinje ndër të cilat mund të përmendim tumore të mëlçisë, pankreasit dhe kanaleve biliare dhe të gjitha llojet e rezeksioneve të mëlçisë.

Vlen të përmendim se këto tumore janë rastet më komplekse dhe më të vështira të kirurgjisë së përgjithshme për trajtimin e të cilëve pacientët nuk janë të detyruar të drejtohen drejt strukturave spitalorë jashtë vendit.

Kjo pasi në spitalin Hygeia, ofrohet shërbim i plotë duke filluar që nga konsultat me mjekë specialistë onkologë, ekzaminimet radiologjike(Skaner, Rezonancë Magnetike, Mamografi, Ekografi), tashmë së fundi edhe ekzaminimi me aparaturën bashkëkohore PET/CT, trajtim kirurgjikal me mjekët kirurgë, laboratorë të specializuar & bashkëkohorë, trajtimet me Kimioterapi & Radioterapi, si dhe ndjekje në kohë (follow up) të të gjithë pacientëve të trajtuar” tha ai.

Krahas trajtimit të patologjive beninje & malinje në departamentin e kirurgjisë së Përgjithshme ofrohen edhe ndërhyrjet kirurgjikale për trajtimin e obezitetit të tilla si bypass-i gastrik, unaza gastrike, procedura këto të realizuara me teknikën laparoskopike./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!