Federico Valverde vazhdon të shkëlqejë me Realin e Madridit. 24-vjeçari ka nisur sezonin e tij të pestë me Kampionët e Europës dhe në sfidën e fundit me Mallorca shënoi një super gol, me një aksion personal prej më shumë se 50 metra.
Ndërkohë që mediat kanë raportuar një prapaskenë interesante, pasi në dy ditët e fundit të merkatos Liverpool ka dërguar një ofertë prej 100 milionë euro për të transferuar uruguaanin në “Anfield”.
Megjithatë, Real Madrid as që e ka marrë në konsideratë një ofertë të tillë, pavarësisht faktit se Valverde mund të bëhej shitja e dytë më e shtrenjtë në histori te “madrilenët”.