100 mijë të arrestuar në një muaj për emigracionin, Shtëpia e Bardhë: Trump, çnjerëzor

schedule14:12 - 6 Mars, 2021

schedule 14:12 - 6 Mars, 2021

Donald Trump dhe Joe Biden janë përplasur në distancë për emigracionin në kufi me Meksikën, që në shkurt regjistroi një rekord prej 100 mijë arrestimesh.

Ish kreu i shtëpisë së bardhë u shpreh se kufiri amerikan tashmë është totalisht jashtë kontrollit falë udhëheqjes  të tmerrshme të Biden. Trump denoncoi një bastisje masive pas vendimeve të marra prej tij.

Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki reagoi duke thënë se nuk pranonte leksione nga ish presidenti amerikan për politikat e emigracionit, e cila në katër vitet e fundit ka qenë çnjerëzore dhe jo efikase. Ajo shtoi se administrata Biden do të ndjekë rrugën e saj dhe do të trajtojë fëmijët njerëzisht dhe me respekt.

Sipas Trump, tsunami marramendës në kufi po përfshin dhe komunitetet vendore, po boshatis buxhetin, po tejmbush spitalet dhe po i grabit vendet e punës amerikanëve.

Ish presidenti akuzoi pasardhësin e tij se ka shkelur betimin për të respektuar kushtetutën amerikane dhe ligjet aktuale./abcnews.al