100 mijë eurot në çantën e dorës fusin në telashe 35-vjeçarin

schedule19:40 - 3 Maj, 2019

schedule 19:40 - 3 Maj, 2019

Një 35 vjeçar është proceduar penalisht për mosdeklarim të të hollave në kufi. Shërbimet e Policisë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do transferonte jashtë vendit në mënyrë të paligjshme një sasi të parash, kanë forcuar kontrollet në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore.
Gjatë kontrollit, 35-vjeçarit, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës Tiranë – Gjermani, policia i gjeti në çantën e dorës një sasi te konsiderueshme eurosh të pa deklaruara.  Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 100 mijë euro./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!