“100 mijë euro gjoba për vonesa te City, ja ç’bënim me paratë e Balotellit”

schedule09:15 - 20 Nëntor, 2019

schedule 09:15 - 20 Nëntor, 2019

Mario Balotelli luajti tre sezone me Manchester City përpara se të largohej drejt Milanit. Çmenduritë e sulmuesit italian nuk kanë munguar kurrë. Talenti dhe potenciali i tij ishin dhe janë të jashtëzakonshëm, por koka e tij prodhonte gjithmonë probleme.

Një ndër “veset” e preferuara ishin gjobat, sidomos gjatë periudhës që ishte pjesë e “Cityzens”. Micah Richards ishte shok skuadre me të tek ekipi anglez. Ish-mbrojtësi anglez, i cili u tërhoq nga futbolli me datë 26 korrik, kujton në një prononcim për BBC gjobat e shumta të Balotellit dhe çfarë ndodhte me ato para.

Balotelli vonohej gjithmonë. I përdornim gjobat e tij për të bërë bamirësi çdo Krishtlindje. Që në dhjetor mblidheshin 100 mijë euro vetëm nga gjobat që merrte Mario për vonesat në stërvitje“, thekson Micah Richards. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!