100 mijë dollarë pasuri, shtëpi dhe pension prej 700 eurosh, i pastrehu humb jetën nga i ftohti

schedule12:36 - 4 Shkurt, 2021

schedule 12:36 - 4 Shkurt, 2021

Një 75 vjeçar italian u gjet i pajetë në rrugë, ku jetonte prej vitesh si i pastrehë. Por pas vdekjes së tij u zbulua se kishte shtëpi, dy automjete, mbi 100 mijë euro në bankë dhe një pension prej 700 eurosh në muaj

75 vjeçari iprej kohësh jetonte në një parking në periferi të Milanos. Por po të kishte dashur ai mund të jetonte në një shtëpi. Kjo sepse në llogarinë e tij bankare kishte më shumë se 100 mijë euro, 19 mijë euro në aksione dhe një pension nga Gjermani prej 750 eurosh në muaj.

Mediat italiane kanë treguar historinë e një të pastrehu, i cili kishte dhe një shtëpi në Kalabri, dhe dy automjete në pronësi të tij me të gjithë dokumentacionin përkatës dhe me siguracionin e paguar. Në momentin që u gjet i pajetë, me vete kishte më shumë se një mijë euro. Sipas familjes së tij ai kishte vendosur të jetonte si një fantazëm.

Në moshën 17 vjeçare ai ishte larguar nga shtëpia, dhe u zhduk përgjithmonë duke ndërprerë çdo kontakt me familjen e tij. Motra e tij u shpreh për mediat se e kanë kërkuar gjithnjë por ai nuk kishte dashur të shfaqej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!