100 € emigrantëve për t’i çuar drejt Malit të Zi, si u kap trafikanti që liroi gjyqtarja pasi mori 6 mijë €

schedule17:49 - 9 Shtator, 2020

schedule 17:49 - 9 Shtator, 2020

SPAK zbuloi dhe goditi një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë ditën e sotme, ku e akuzuar është edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka, pasi mori ryshfet për ndryshimin e masës së sigurisë së Orion Balit 32 vjeç.

Por si dhe ku u arrestua Orion Bali?

Në datë 5 korrik të këtij viti ai u kap në Pogradec së bashku me dy persona të tjerë për trafikun e 14 emigrantëve të paligjshëm në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Orion Bali u arrestua dy persona të tjerë, të cilët me automjetet e tyre transportonin emigrantët e paligjshëm.

Ata iu kishin marrë nga 100 euro emigrantëve për t’i transportuar drejt kufirit me Malin e Zi. Plani i tyre u pre në mes, pasi u arrestuan dhe shkalla e parë i la në burg.

Ndërsa për ta liruar në apel, vëllai i Orion Balit ndërhyri në sistemin e drejtësisë dhe përmes avokatit dhe pronarit të hotelit në Korçë arriti te burri i gjyqtares që i dha 6 mijë euro duke ndryshuar masën e sigurisë në apel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!