Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja qëndron me Ukrainën teksa sot shënohen 100 ditë që nga pushtimi i Rusisë në vend.
Von der Leyen ka vlerësuar trimërinë e ukrainasve, që siç thotë ajo është për t’u respektuar.
“100 ditë më parë Rusia nisi luftën e saj të pajustifikueshme ndaj Ukrainës. Trimëria e ukrainasve kërkon respektin dhe admirimin tonë. BE qëndron me Ukrainën. Sot në Paris, do të diskutoj me Emmanuel Macron mbështetjen aktuale dhe të ardhshme të BE-së për vendin”, ka shkruar ajo.
100 days ago Russia unleashed its unjustifiable war on Ukraine.
The bravery of Ukrainians commands our respect and our admiration.
The EU stands with Ukraine.
Today in Paris, I will discuss with @emmanuelmacron @Europe2022FR the EU’s current & future support to the country.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 3, 2022
Ukraina është përballur me një betejë të ashpër me rusët në këto 100 ditë, qëkur Vladimir Putin nisin pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt. Në një deklaratë të fundit, presidenti Volodymyr Zelensky bëri të ditur se Rusia kontrollon 20% të territorit të Ukrainës. g.v/abcnews.al