10 vjet ndëshkim për ofendimet raciste ndaj futbollistëve

schedule09:21 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 09:21 - 27 Dhjetor, 2021

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar prezantimin e një ligji të ri, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2022, që do t’i ndalojë abuzuesit racistë në internet të ndjekin ndeshjet e futbollit deri në 10 vjet.

Masat e reja janë vendosur të merren pasi yjet e Premierligës, Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford u përballën me kërcënime në internet dhe abuzime raciste, pasi të tre humbën penalltitë e tyre në ndeshjen finale të Euro 2020 kundër Italisë në korrik.

“Këtë verë ne pamë futbollin të dëmtuar nga racizmi i turpshëm nga ofenduesit në internet, të cilët fshiheshin pas tastierës së tyre dhe abuzonin me futbollistët tanë,” tha Priti Patel.

“Ata që janë përgjegjës për abuzimet e tmerrshme raciste në internet duhet të ndëshkohen. Ndryshimet në ligjin që po shpall do të sigurojnë që ata të ndalohen të ndjekin ndeshjet e futbollit.”

Rastet e futbollistëve që i janë nënshtruar abuzimeve raciste në mediat sociale janë shumëfishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa klubet e Premier League vendosën të bojkotojnë platformat gjatë një fundjave sezonin e kaluar në përpjekjen e tyre për të detyruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të vendosë masa më të ashpra. / h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!