10-vjeçarja i shkruan letrën prekëse Mitsotakis: Më keni borxh festat! Mos ma merrni ditëlindjen

schedule15:09 - 12 Nëntor, 2020

schedule 15:09 - 12 Nëntor, 2020

Një vajzë 10-vjeçare nga Igumenica i ka shkruar një letër kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis pa e ditur se do të merrte një përgjigje prej atij.  Ajo i rrëfeu kreut të qeverisë ankesat dhe frikën e madhe se nuk do ta mund ta festonte ditëlindjen e saj. Në një copë letër nga fletorja e saj e shkollës, ajo i shkroi kryeministrit duke i kërkuar të mos e vendoste karantinën në mënyrë që ajo të festonte me miqtë e saj.

“Unë po ju shkruaj këtë letër sepse në datë 26 nëntor kam ditëlindjen. Jam e shqetësuar se nëse ju do vendosni një mbyllje nuk do të kem mundësi të bëj një festë. Shokë e mi nuk do mund të vijjnë dhe kështu do të jem vetëm. Nëse keni ndërmend të na ktheni përsëri në karantinë më keni borxh ditëlindjen. Ju tashmë më keni borxh karnavalet, pashkët dhe mbi të gjitha festivalin e pranverës. Unë jam duke pritur përgjigjen e saj”, shkruan ajo në letër.

Letra u dërgua me postë në Pallatin Maximos dhe ajo priti me më shumë padurim përgjigjen e kryeministrit se sa urimet për ditëlindje. Të mërkurën në mesditë kur po kthehej nga shkolla e priste befasia më e madhe. Letër e regjistruar në emër të saj nga kryeministri i vendit.

“E dashur më vjen keq që bllokimi do ju prishë planet por jo e kuptoni që kjo është për të mbrojtur ata që duam më shumë. Ju uroj gëzuar ditëlindjen dhe jam i sigurt që vitin tjetër do të bëni një festë më të madhe me miqtë tuaj”, përmbyllet letra./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!