10-vjetori i martesës së Princit William dhe Kate Middleton do të shënohet me një dokumentar nga BBC. Dokumentari special, që do të transmetohet me 30 Prill, pjesë e të cilit do të jenë një sërë personazh që kanë qenë të angazhuar në dasmën e tyre.
Një grup miqsh që u takuan me Princat William dhe Harry gjatë ceremonisë do të shfaqen gjithashtu në dokumentar. Princi William u martua me Kate Middleton më 28 Prill 2011, në një ceremoni të mbajtur në Westminster Abbey, Londër. Dyshja ishin bashkë për tetë vjet, kur më pas njoftuan fejesën më 16 nëntor 2010.
Në vend që të merrnin dhurata, William dhe Kate u kërkuan 1900 të ftuarve të dhurojnë për bamirësi dhe themeluan “Fondin e Dhuratave të Princit William dhe Catherine Middleton”. Dy vjet pas martesës së tyre, William dhe Kate mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Princin George, dy vite më pas Princeshën Charlotte dhe Princin Louis në 2018.
/abcnews.al