10 vite në koma, ndërron jetë Vincent Lambert

schedule12:50 - 11 Korrik, 2019

schedule 12:50 - 11 Korrik, 2019

Prej 10 vitesh në gjendje kome, është ndarë nga jeta Vinsent Lambert, i cili me historinë e tij u bë simbol i debateve në Francë për eutanazinë. Mjekët e shkëputën nga aparaturat që e mbanin në jetë një javë më parë.

Ka ndërruar jetë Vinsent Lambert, tetraplegjiku 42 vjecar në gjendje kome prej më shumë se 10 vjetësh, I kthyer në një simbol të debateve për eutanazinë në Francë. Lajmi u konfirmua nga familja e tij. Pas vendimit të fundit të gjykatës, mjekët kishin ndërprerë prej një jave mjekimet dhe ushqimin. Lambert ishte shtruar në një spital në Reims.

Zhan dhe Vivien, prindërit e tij, kishin ndërmarrë një betejë të ashpër ligjore për të ndaluar që djalit të tyre, viktimë e një aksidenti rrugor në vitin 2008, t;I ndërpriteshin mjekimet dhe ushqimi që e mbanin në jetë. Të hënën ata ishin dorëzuar duke thënë se vdekja e djalit të tyre tashmë ishte e pashmangshme. Pjesa më e madhe e familjarëve të tjerë duke filluar që nga bashkëshortja e tij Rakel, kërkonin ndërprerjen e terapive, ashtu si dhe mjekët që e ndiqnin.

Ndërkohë që me një deklaratë për media Vatikani e cilëson vdekjen e Lambert si një humbje për njerëzimin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!