Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

10 viktima dhe 37 raste të reja me Covid në Maqedoni

schedule15:17 - 1 Qershor, 2021

schedule 15:17 - 1 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 10 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 37 raste të reja nga 3 108 testime.

Rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Shkup – 15, Kumanovë – 5, Prilep – 3, Tetovë, Gostivar, Kavadarci, Ohër dhe Kërçovë nga 2, Manastir, Strumicë, Negotinë dhe Radovish nga 1.

Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar 90 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.304, numri i pacientëve të shëruar është 148.798, numri i vdekjeve është 5.423, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.083./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!