10 të vërteta të çuditshme për trupin e njeriut që mund të mos i dini

schedule12:00 - 11 Shkurt, 2021

schedule 12:00 - 11 Shkurt, 2021

Trupi i njeriut, makina më e përsosur, siç quhet zakonisht. Vazhdimisht na mahnit me atë që mund të bëjë ndërsa disa të vërteta rreth tij janë veçanërisht mbresëlënëse.

Zbuloni disa nga ato që mbase nuk i dini:

  1. Truri i njeriut peshon rreth tre kilogramë.
  2. 80% e trurit është ujë.
  3. Flokët janë indi i dytë me rritjen më të shpejtë në trup. Palca e kockave është e para.
  4. Një person mesatar prodhon rreth 25,000 litra pështymë, sa për të mbushur dy pishina.
  5. Organi më i madh i trupit është lëkura.
  6. Rreth 20% e oksigjenit që thithim shkon në trurin tonë.
  7. Qeliza më e madhe në trupin e njeriut është veza femërore dhe më e vogla është spermatozoidi mashkullor.
  8. Është e pamundur të teshtitni me sytë hapur.
  9. Zemra e njeriut rreh mesatarisht 35,000,000 herë në vit. Si rezultat, zemra mesatare e njeriut rreh rreth 100,000 herë në ditë.
  10. Sytë tanë janë gjithmonë në të njëjtën madhësi që nga lindja, por hunda dhe veshët tanë nuk pushojnë së rrituri. l.k/abcnews.al