Humbja kundër Beneventos ka shkaktuar trishtim dhe mërzitje në kampin e Juventusit. “Shtrigat” e Pippo Inzaghit triumfuan 0-1 në Torino, teksa bardhezinjtë mbeten 10 pikë larg Interit kryesues. Pavarësisht diferencës së madhe, trajneri Andrea Pirlo beson akoma te titulli.
“Nuk bëhej fjalë për presion, e kishim për detyrë të zhvillonim një lojë të mirë, por luajtëm një ndeshje shumë të keqe. Objektivi ynë ishte fitonim duke luajtur bukur, edhe pse e dinim se do të ishte e vështirë, por qëlluam në një ditë jo.
Benevento mbrohet mirë, duhet të kesh durim kur përballesh me ta. Shpërdoruam shumë dhe dolëm pa pikë nga kjo ndeshje. Duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli, objektivi ynë nuk ndryshon në asnjë mënyrë.
Lojtarët duhet të kuptojnë që mbajnë veshur një fanellë të rëndësishme, e cila duhet nderuar. Kemi nevojë të ndryshojmë në aspektin mental“, theksoi trajneri i kampionëve të Italisë. /abcnews.al