“10 mln dollar u kalojnë bashkive”, Peleshi replikon me Xhaferrajn: Nuk i lamë zjarret të hedhin valle

schedule11:41 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:41 - 8 Nëntor, 2021

Gjatë raportimit të sotëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar që është menduar që 10 mln dollar për emergjencat civile të kalojnë në menaxhimin e bashkive për të pasur një koordinim sa më të mirë.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj u shpreh se emergjencat civile sot kanë një problem të madh dhe kjo u reflektua edhe gjatë periudhës së zjarreve kur shfaqej vetëm ministri në ekran.

“Ju thatë që nga fondi i emergjencave civile nuk është fond që na takon ne dhe 10 mln dollar do ia kalojmë bashkive. Ministria e Financave tha se që po e dëgjojmë për herë të parë këtë. Kush është efektiviteti? Gjatë kohës së zjarreve ju shikonim ju në çdo televizion.

Kjo tregon që me emergjencat kemi një problem të madh.  Çfarë lloj përgjegjësie kemi ne për paranë publike? Aftësi absurbuese, kapaciteti i bashkisë së Korçës është më e unifikuar se një bashki e vogël. 10 mln dollar. 3% i hoqën direkt. E fundit që kisha është kuptohet që jeni brenda aleancës. A është debatuar në lidhje me këtë buxhet?”, tha Xhaferraj.

Peleshi theksoi se ka qenë aty për t’u dhënë zemër ushtarakëve, ndërsa në lidhje me menaxhimin e situatës tha se në situata të tilla, edhe shtete si Greqia dhe Turqia u detyruan të kërkonin hua jashtë vendit.

“Ka shumë vende që emergjencat civile i kanë në Ministrinë e Mbrojtjes. Ju thatë që ju pamë gjithë verën në televizor. Unë nuk jam tipi i politikanit që del në televizor. Nuk kam dalë aty për të thënë që zjarret i fik ministri. Kur ka emergjenca kombëtare, kur ka fatkeqësi natyrore, edhe shteteve më të fuqishme nuk e përballojnë dot. Edhe Turqia apo Greqia kërkuan ndihmë nga shtetet e tjera.

Unë e pranova që gatishmëria jonë nuk është aty ku duhet, Ishte shumë e dekoncentruar harta e zjarreve. Nuk kishim vetëm një helikopter kishim më tepër. Ne nuk ngelëm mbrapa apo i lamë zjarret të hidhnin valle. Isha çdo ditë në tv për t’u dhënë zemër edhe ushtarakëve që luftonin me flakët. Puna që kanë bërë ata ka qenë e jashtëzakonshme. Le të bëhemi bashkë ta marrë dreqi kur ka emergjenca. Kur ka tërmete, zjarre apo përmbytje. Do kishim më pak përmbytje nëse do kishim qeverisur për 30 vite më mirë. Këto janë të përbashkëta nuk ia hedhim dot fajin njëri tjetrit.

Nuk bëhet fjalë për të hequr nga buxheti tonë. Është çështje menaxhimi financiar. Nëse kemi një fond për të parandaluar përmbytjet, vit pas viti rrisim investimet për parandalim. Kemi 4-fishim të investimeve që merren me shkakun jo pasojën. Decentralizimi nuk mund të kthehet në qëllim për vete. Big Brother do jenë strukturat e Mbrojtjes Civile dhe implementimet nuk do bëhen nga ne por nga bashkitë”, deklaroi ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!