“10 minuta ujë, 4 orë drita”. Dashuri në ishullin e Sazanit, Beja: Ç’dreqin doje që erdhe?

schedule18:46 - 4 Nëntor, 2021

schedule 18:46 - 4 Nëntor, 2021

Ish Komandanti i Flotërs Detare të Republikës së Shqipërisë, Vladimir Beja, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku na tregoi historinë e jetës së tij mes punës dhe jetesës në Ishullin e Sazanit. Vetëm 26 vjeç, Beja emërohet komandant i grupit të anijeve mbiujëse  në bazën ushtarake të Sazanit në viti 1974. Ai tregon vështirësitë që hasnin teksa puna ishte kthyer në faktorin kryesor të jetës në ishull.

“Siç thotë edhe Sabri Godo, jemi bijtë e fatit. Por të drejtosh një anije është art dhe do karakter. Deti nuk pranon karaktere të buta. Me 1 shtator të 74 u emërova officer, një shpërblim prestigjoz për moshën time. Deri në 82 ne kishim vetëm 4 orë drita në 24 orë dhe ujë vetëm 10 minuta në 24 orë. Banorë ishin ishin ushtarakët që vepronin në bazë. Është një sakrificë e jashtëzakonshme” , tha komandanti.

Komandant Beja shpreh se një jetë në Sazan për oficerët, ushtarakët e flotës detare por jo vetëm ishte jo thjesht një sakrificë, por një jetë e dedikuar nderimit të forcave ushtarake të vendit. Ai tregoi se përditshmëria ishte e ndërtuar nga familjet e punonjësve, të cilët kishin ndërtuar një shkollë fillore, një rrobaqepësi modeste dhe veprimtari të tjera të nevojshme si të ishte një fshat i vërtetë.

“Një nga arsyet që unë e respektojë shumë dhe e falenderoj shumë zonjën time është se erdhi me mua në Sazan.  Përfytyro një vajzë nga Tirana, për humor i them ‘Si dreqin erdhe? Edhe Alen de Lon të isha unë, prapë nuk do të vija. U martuam në Tiranë dhe më pas shkuam në Sazan. Po të mos vinte bashkëshortja në Sazan, jeta ime do të ishte krejt ndryshe. E falenderoj” , rrëfeu ai plot emocion./abcnews.al