10 milionë pasagjerë zgjodhën tarifat e ulta të Wizz Air drejt destinacioneve të tyre

schedule11:36 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:36 - 7 Shkurt, 2024

10 milionë pasagjerë zgjodhën tarifat e ulta të Wizz Air drejt destinacioneve të tyre 

Wizz Air feston këtë moment historik, që nga fillimi i fluturimeve në Shqipëri, me një zbritje prej 15%, e vlefshme vetëm gjatë ditës së sotme

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, ka kënaqësinë të njoftojë një moment të jashtëzakonshëm historik: 10 milionë pasagjerë kanë fluturuar me Wizz Air që prej nisjes së fluturimeve në Shqipëri në vitin 2017. Kjo arritje e mrekullueshme thekson edhe një herë angazhimin e Wizz Air për të ofruar sa më shumë opsione biletash me çmime të përballueshmë për të gjithë qytetarët, pa ndikuar në cilësinë e shërbimit. Kjo shënon jo vetëm një triumf numerik, por është gjithashtu edhe një festim i udhëtimeve të panumërta dhe të paharrueshme, të cilat janë bërë të mundura përmes shërbimeve me tarifa të përballueshme të Wizz Air.

Për ta festuar këtë moment historik, Wizz Air gjithashtu surprizoi pasagjerin e 10 miliontë në avion duke e bërë udhëtimin e tij edhe më të paharrueshëm. Në fluturimin e nisur nga Tirana drejt Romës, më datë 5 shkurt, Wizz Air i dhuroi pasagjerit të ulur në rreshtin e 10-të një kupon, të cilin mund ta përdorë për të rezervuar blieta përmes linjës ajrore.

Gjatë vitit të kaluar, Wizz Air transportoi 4.6 milionë pasagjerë në Shqipëri, duke shënuar një rritje prej 49% në trafikun e pasagjerëve, krahasuar me një vit më parë. Wizz Air ka operuar 25 mijë fluturime nga dhe drejt Shqipërisë në vitin 2023, krahasuar me 16 mijë në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, linja ajrore ka përmirësuar ndjeshëm edhe performancën operacionale, duke e çuar në 99.28% normën e fluturimeve të përfunduara sipas planifikimit. Për më tepër, gjatë vitit 2023, Wizz Air forcoi pozicionin e saj duke u renditur ndër tre linjat ajrore më të përpikta në Europë.

Wizz Air hyri në tregun shqiptar në vitin 2017, si kompania e parë me kosto të ulët në vend, duke hapur kështu mundësi udhëtimi me linja direkte dhe çmime të përballueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Që atëherë, kompania krijoi bazën e saj në Tiranë, me një flotë prej 11 avionësh. Me më shumë se 50 fluturime direkte nga Tirana, ndër to 24 destinacione unike, Wizz Air do të sjellë edhe dy avionë të rinj në bazën e saj në Tiranë në sezonin e ardhshëm veror si dhe do të prezantojë dy destinacione të reja nga Tirana – fluturime direkte drejt Valencias në Spanjë si dhe në Leipzig, Gjermani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!