10 miliarderët që dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë

schedule03:22 - 18 Janar, 2022

schedule 03:22 - 18 Janar, 2022

Pandemia ka pasuruar edhe më shumë miliarderët, por ka lënë më shumë njerëz të jetojnë në varfëri sipas organizatës bamirëse Oxfam. Të ardhurat e ulëta të personave më të varfër në botë kontribuan në vdekjen e 21,000 njerëzve çdo ditë. Oxfam tha që 10 personat më të pasur të botës dyfishuan pasurinë që nga marsi 2020.

Organizata e bamirësisë zakonisht lëshon raportin mbi pabarazinë globale në fillim të mbledhjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Në këtë event marrin pjesë mijëra korporata, liderë politik, të famshëm, aktivistë, ekonomistë dhe gazetarë që mblidhen në një resort skish në Zvicër për diskutime në panel. Mbledhja për të dytin vit radhazi do të organizohet online për shkak të përhapjes së variantit Omicron raporton “BBC”.

Në diskutimet e kësaj jave do të flitet për pandeminë, barazinë në shpërndarjen e vaksinave dhe tranzicionin e energjisë. Shefi ekzekutiv i Oxfam, Danny Sriskandarajah tha se raporti publikohet çdo herë në momentin që organizohet Forumi Ekonomik Botëror për të tërhequr vëmendjen e elitave politike, ekonomike dhe të biznesit. Organizata sipas shifrave të publikuara nga revista “Forbes” tha se 10 njerëzit më të pasur janë:  Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault dhe familja e tij, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet.

Danny Sriskandarajah tha gjithashtu që “një miliarder i ri është krijuar pothuajse çdo ditë gjatë kësaj pandemie ndërsa 99% e popullsisë jeton më keq për shkak të bllokimeve, uljes së shkëmbimeve tregtare, rënies së turizmit ndërkombëtar dhe si rezultat i kësaj më shumë se 160 milion njerëz janë shtyrë në varfëri”.    / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!