“10 miliard euro në lojë”, zbulohet financuesi i European Super League

schedule10:59 - 19 Prill, 2021

schedule 10:59 - 19 Prill, 2021

Mbrëmjen e djeshme e gjithë bota e futbollit u shokua nga lajmi i themelimit të Superligës së re Europiane. Gjithçka u bë zyrtare nga 12 nga klubet më të mëdha të Europës dhe me kalimin e orëve po mësohen dhe detaje të reja rreth këtij revolucioni që pritet të ndodhë.

Sipas raportimit të “Reuters”, do të jetë JP Morgan një nga sponsorët kryesorë të këtij projekti gjigant. JP Morgan është një nga instuticionet më të mëdha bankare në botë dhe vitet e fundit është përfshirë dhe në futbollin italian.

 

Mësohet se turneu i ri do të sigurojë të ardhura më të shumta se kompeticioni aktual dhe pritet të tejkalojë 10 miliardë euro, që do të përfitohen gjatë periudhës fillestare të këtij projekti. Përveç kësaj, klubet themeluese do të marrin një kontribut prej 3.5 miliardë eurosh, në mënyrë që të avancojnë planet e tyre në infrastrukturë si dhe për të ekuilibruar pasojat negative që solli pandemia për ta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!