Veshja luan një rol të rëndësishëm në pamjen tonë. Nëse zgjedhim veshjen e gabuar, mund të dukemi të vjetra, por nëse zgjedhim të duhurat, do të dukemi shumë herë më të reja. Sidoqoftë, nuk është aq e lehtë për të zgjedhur stilin ideal. Për këtë arsye, abcnews.al më poshtë ju ka sjellë disa këshilla sesi të zgjidhni veshjen e duhur për t’u dukur 10 vjet më të reja. Jemi të sigurt se këshillat tona do ‘ju bëjnë punë.
1. Mos zgjidhni printe të theksuara
Gjetja e printeve që ju bëjnë të dukeni të reja është shumë e ështirë. Për me tepër, nëse ngjyra e printeve është e theksuar, do të dukeni të vjetra. Kjo është arsyeja pse ne ju sugjerojmë t’i shmangni ose të zgjidhni printe shumë të vogla.
2. Vishni xhinse të ngushta
Hiqni qafe xhinset e gjera nëse doni të dukeni bukur. Në vend të tyre blini xhinse të ngushta. Ato gjithmonë ju bëjnë të dukeni elegante dhe kombinohen lehtësisht. Për më tepër ato nxjerrin në pah figurën tuaj dhe ju bëjnë të dukeni më të reja, informon abcnews.al.
3. Jini të vetëdijshme për rrobat pa forma
Rrobat e gjera duken zgjidhje e mirë kur doni të fshihni barkun tuaj. Sidoqoftë, ajo mund të funksionojnë kundër jush duke iu bërë të duheni më të mëdhaja në moshë. Një xhaketë e shkurtër që përfundon te beli, do ju ndihmojë të dukeni më e re.
4. Theksoni belin
Ndërsa plakemi, duket sikur gjoksi dhe beli bëhen një. Pra, theksimi i belit është çelësi për t’u dukur më të reja dhe më të bukura. Zgjidhni një rrip të gjerë, ose një triko që lidhet në mes, informon abcnews.al.
5. Zgjidhini syzet e diellit me kujdes
Syzet e dielli të zgjedhura në mënyrë korrekte mund të modernizojnë pamjen tuaj. Për shembull syzet ‘cat-eye’ mund të korrigjojnë problemin me uljen e cepave të jashtëm të syve dhe t’ju bëjnë të dukeni më të reja.
6. Zgjidhni bizhuteri të thjeshta
Gjeneratat e vjetra janë të apasionuara pas bizhuterive që duken luksoze dhe masive, ndërsa të rinjtë preferojnë gjërat minimaliste. Kështu që në vend që të vendosni gjerdane, zgjidhni një diçka të thjeshtë, informon abcnews.al.
7. Mos vishni shumë të zeza
E zeza është një ngjyrë shumë e preferuar, po ndërsa plakemi lëkura jonë ka tendencë të ëbhet më e zbehtë, kështu që veshja e zezë mund të krijojë një kontrast të ashpër. Mund të theksojë rrudhat dhe të nxjerrë në pah hijet e errëta poshtë mjekrës dhe rrathët e zinj të syve.
8. Vishni sytjenat në madhësinë e duhur
Të veshësh sytjena të gabuara nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të shtojë 10 vjet më shumë në pamjen tuaj, për shkak se ndikon në mënyrën sesi përshtatet më rrobat.
9. Kushtojini vëmendje kraharorit tuaj
Mund të përpiqeni të fshihni qafën tuaj të rrudhur nën rroba, por dekolteja e hapur do t’ju bëjë të dukeni më të reja dhe tërheqëse. Provoni të vishni rroba me jakë V.
10. Mos vishni tuta shumë të shkurtra
Tutat e shkurtra kanë tendencë të shkurtojnë këmbët tuaja. Në vend të tyre, duhet të zgjidhni një palë pantallona që përfundojnë në pjesën më të hollë të këmbës suaj./e.b-abcnews.al